×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Autostrada Shkup-kufiri me Kosovën ende vetëm në letër, punimet s’kanë nisur akoma

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Edhe një arsye për shtyrjen e punimeve për ndërtimin e autostradës së premtuar Shkup-Bllacë (Hani i Elezit). Vonesa ishte për shkak të shpronësimit të tokës. Nga Ndërmarrja Publike për rrugët e shtetit thonë se punët kanë ngecur në muajin prill. Përveç çështjeve pronësoro- juridike, institucionet në atë kohë kanë punuar me kuadër të përgjysmuar për shkak të virusit. Nga Ndërmarrja, si shumë herë më parë, thotë se muajin e fundit është arritur marrëveshje me rreth 80 për qind të qytetarëve që kanë prona në trasenë ku duhet të kalojë autostrada.

    Është filluar, puna përgatitore ka nisur. Shihni, bëhet fjalë për ndërtim të autostradës. Shumë shpesh njerëzit dhe disa gazetarë mendojnë se diçka është filluar vetëm kur eskavatori dhe buldozeri të shihen aty. Pra, kur bëhet fjalë për ndërtim kaq serioz, së pari ndërmarrja e ndërtimit vendos pikë të caktuar dhe e bën vendin e ndërtimit – deklaroi Zoran Kitanov- drejtor i NPRRSH.

    Autostrada duhet të ndërtohet në dy faza. E para është e gjatë 2 kilometra, kurse autoritetet kanë njoftuar se do të jetë gati për 18 muaj. Deri më tani ka vonesë prej tre muajve. Seksioni i dytë është i gjatë mbi 10 km dhe pritet të ndërtohet për 36 muaj.

    “Nga zona industriale Vizbeg, ekipi Alsat u drejtua për në vendkalimin kufitar. Tani po kthehemi, ajo që pamë është se asnjë aktivitet ndërtimor nuk po ndodh në terren, në rrugën që duhet të jetë autostradë që lidh me Kosovën”.

    Vlera totale e autostradës Shkup-Bllacë prej 12 km parashihet të kap shifrën prej 110 milionë eurove. Ky aks në fjalimet parazgjedhore të qeverisë u theksua si prioritet, por tani për tani nuk ka punime ndërtimore/Alsat.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Numri i palestinezëve të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit ka arritur në 109, Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Emisari i Kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas përfundimit të vizitës në Kosovë është lajmëruar me një...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se tashmë ka nisur investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe vlera e investimit në infrastrukturë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Numri i palestinezëve të vrarë që nga përfundimi i armëpushimit ka arritur në 109, Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Besi ishte habitur me një deklaratë të Bleros. Besi ishte shqetësuar për gjendjen e Bleros ku...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 2, Adri dhe Shqipja kanë komentuar banorët tek “Wall of Fame”. Për secilin banorë ata kishin...
    Sport01 Dhjetor 2023
    Ardhja e futbollistit argjentinas, Lionel Messi në Inter Miami solli një revolucion në futbollin amerikan dhe ai pati një ndikim veçanërisht pozitiv...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Bother VIP Kosova, Buci, Besi, Santiana dhe Alba siç po shihet kanë formuar një grup, ku edhe po luajnë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, kanë biseduar për Lumbardhin, i cili i ka thënë Bucit se e ka idoll. Disa nga...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.