Kronika

Automjeti godet për vdekje 61-vjeçaren në Prizren

Automjeti godet për vdekje 61-vjeçaren në Prizren
10:18 | 23 Nëntor 2022

Një grua 61-vjeçare, në cilësinë e këmbësores, është shkelur për vdekje nga një automjet sot rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pompë të karburanteve.

“Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur  pa shenja jete”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme./Front Online

Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete

Të tjera