×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Australia nën sulme kibernetike, të gjithë dyshojnë në Kinën

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Qeveria dhe institucionet po shënjestrohen me sulme të vazhdueshme kibernetike nga hajkerë shtetërore njoftoi Kryeministri i Australisë, Scott Morrison. Të gjithë dyshojnë në Kinën për shkak të incidenteve dhe raporteve të mëhershme të sulmeve paraprake ndaj institucioneve australiane dhe zemërimit të Kinës për shkak të kërkesës së australianëve për hetim rreth origjinës së pandemisë dhe menaxhimit me të.

    Kryeministri Morrison tha se sulmet ishin të shumta dhe kishin cak “të gjitha nivelet qeveriatre” si shërbimet esenciale dhe bizneset.

    Ai refuzoi të identifikoj aktorin specifik shtetëror përgjegjës për sulmet e shtoi se nuk kishte dëme të mëdha. Ai tha po ashtu se sulmet kanë ndodhur në mënyrë të vazhdueshme për shumë muaj dhe po shtohen, tha kryeministri.

    Morrison theksoi se ky aktivitet keqdashës po vërehet në tërë botën, dhe nuk është vetëm në Australi.

    Vitin e kaluar Universiteti Kombëtar i Australisë kishte njoftuar se ishte sulmuar në një oiperacion të sofistikuar kibernetik që kishte arritur të depërtonte tek të dhënat personelit dhe studentëve.

    Partitë politike kryesore dhe parlamenti ishte goditur një ‘ndërhyrje keqdashëse’ në fillim të vitit 2019, po ashtu i atribuuar “një aktori shtetëror të sofistikuar”.

    Ekspertë të Inteligjencës kibernetike për shumë kohë i kanë lidhur sulmet kibernetike në Australi me Kinën.

    Agjencia e lajmeve Reuters kishte raportuar më parë se agjencitë e inteligjencës së Australisë dyshojnë se ishte Kina që ka kryer sulmin kibernetik ndaj parlamentit australian në vitin 2019./gazetametro/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.