×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Australia ndëshkon me 140 dollarë për mosvendosje të maskës, Kosova deri në 8,000 euro

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Rajoni Viktoria i Australisë, që është ndër shtetet më të pasura në botë, ka vendosur që t’i bëjë të obligueshme maskat për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit.

    Daniel Andreës, kryeministër i Viktorias, tha të dielën se banorët e qytetit Melbourne dhe zonës Mitchell Shire do të ndëshkohen me 200 dollarë australianë apo 140 dollarë amerikanë, nëse nuk vendosin maska, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Gjatë 24 orëve të kaluara, në Viktoria janë regjistruar 363 raste të reja të koronavirusit dhe shifra e përgjithshme e të prekurve ka shkuar në 5,696.

    “Ne do të vendosim maska në Viktoria dhe potencialisht në pjesët e tjera të vendit për një kohë shumë të gjatë”, tha Andreës.Në anën tjetër, gjobat për mosvendosje të maskave në Kosovë janë shumë më të ashpra.Afrim Ahmeti, drejtor i Operacioneve në Policinë e Kosovës, në një intervistë ka thënë se dënimet do të jenë të mëdha.

    Sipas tij, dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.