×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Australia do t’i rivendosë masat e kufizimit në disa rajone

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Shteti i dytë më i populluar i Australisë lajmëroi të shtunën se do të rivendosë kufizimet e rrepta sa i përket tubimeve në shtëpi dhe në vende publike, pasi numri i të infektuarve shënoi rritje për katër ditë me radhë, raporton Reuters.

    Kryetari i shtetit të Victorias Daniel Andrews i qortoi njerëzit që po shpërfillin këshillat e distancimit social duke bërë gjëra si përqafimet dhe puthjet, dhe vendosi kufizimin e vizitave në pesë njerëz në shtëpi, dhe dhjetë njerëz në vende publike.

    Kufizimet, që do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të zgjasin deri më 12 qershor, do të kthejnë prapa lehtësimet e nisura në fillim të këtij muajit ku lejoheshin tubimet brenda dhe në vende publike deri në 20 persona.

    “Është e papranueshme që familjet në shtetin tonë, vetëm pse kanë dëshirë që kjo të merr fund, bëhen kinse ka përfunduar. Nuk është ashtu”, tha Andrews në një konferencë për media, duke theksuar rritjen e transmetimeve të virusit përbrenda familjeve që nga muaji prill.

    Zyrtarët raportuan 25 raste me COVID-19 të shtunën, përfshirë familje që kishin mbajtur takime dhe punonjës në një hotel ku po mbaheshin udhëtarët e karantinuar.

    Australia ka raportuar 102 vdekje nga COVID-19, numër relativisht i vogël krahasuar me shifrat në nivelin global.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës, ku Shqipëria, përmes një...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...
    Të tjera
    Sport21 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll. Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim shefen e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me të cilën folën për dialogun...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili në një intervistë ekskluzive...
    Lajme21 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në...
    Lajme21 Maj 2025
    Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë ndonjë rrebeshe të izoluar në zona...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.