×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Australia do t’i izolojë 6.6 milionë njerëz shkaku i shtimit të rasteve të virusit

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Australia do t’i izolojë 6.6 milionë njerëz në rajonin Viktoria nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga mesnata e së martës si masë për parndalimin e përhapjes së koronavirusit që ka shpërthyer në qytetin Melbourne.

    Kufiri mes Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor – dy rajonet me popullsinë më të madhe në Australi – do të mbyllet për herë të parë që nga fillimi i përhapjes së pandemisë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Viktorias, Daniel Andrews.

    Sipas medieve lokale, kufiri mes këtyre dy rajoneve do të ruhet nga personeli policor dhe ushtarak dhe shumë pak përjashtime do të bëhen për ata që duan ta kalojnë vijën ndarëse, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Viktoria është përballur me valën e dytë të koronavirusit, duke ngjallur frikë se shkalla e infeksioneve mund të rritet së shpejti në nivel shteti. Javën e kaluar u zbulua se disa punëtorë nuk ishin duke i ndjekur protokollet në një hotel që përdorej për izolimin e të ardhurve nga vendet e huaja. Është raportuar se disa prej tyre madje kanë kryer marrëdhënie intime me personat e izoluar.

    Rritja e numrit të rasteve i ka detyruar autoritetet që ta kthejnë urdhrin për qëndrim në shtëpi në disa lagje. Të shtunën, tre mijë banorë u vendosën në izolim në disa zona me vendbanime të dendura në Melbourne.

    Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Australia deri më tani i ka regjistruar mbi 8,500 të infektuar dhe 106 viktima të koronavirusit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri për shkak të zjarrvënës. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00, ku...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Derisa Gjykata Komerciale aprovoi kërkesën për masë sigurie, respektivisht pezullim të vendimit të ZRRE-së për hapjen e tregut të energjisë elektrike për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ferizaj po përballet me mungesë uji për shkak të temperaturave të larta. Kompania “Bifurkacioni” thotë se është detyruar të zbatojë reduktime, ndërsa...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.