Një djalë 10 vjeçar nga Australia u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e Tasmanias.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ai pësoi lëndime të rënda dhe aktualisht gjendet në spital, pasi raportohet se peshkaqeni e tërhoqi atë nga varka dhe e sulmoi atë.

Bëhet e ditur se gjendja e 10 vjeçari është stabile, megjithë lëndimeve në kokë dhe gjoks.

The boy was fishing with his father off the northwest coast of Tasmania when the shark struck.

“Djaloshi ishte në bordin e një e anijeje së bashku me babanë e tij dhe dy burra të tjerë, kur një peshkaqen e kapi atë nga varka, ndërkohë ata ishin rreth pesë kilometra larg bregut të Stanley, pasi dolën për peshkim”, thanë autoritetet.

Teen surfer dies in suspected shark attack in Australia

“Babai i tij u hodh në ujë për ta shpëtuar”, potencuan ata.

“Djali i cili kishte veshur një pajisje shpëtimi, pësoi çarje në krah dhe prerje të tjera në gjoks dhe kokë”, thanë ndër tjerash autoritetet kompetente./Telegrafi/