×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori: Urat u paguan, por nuk u ndërtuan në asfaltimin e një rruge në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Nëse Prokuroria është e vendosur të luftojë rastet korruptive, ish autoritete të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit dhe zyrtarë aktual të saj mund të jenë subjekt i hetimit për një tender të realizuar në vitin e kaluar që ka të bëjë me asfaltimin e një rruge në Komunën e Fushë Kosovës.

    Rruga Bardh i Madh-Lismir është inauguruar në gusht të vitit 2019. Kjo rrugë që është e gjatë rreth 3.5 kilometra mund të bëhet shkak që dikush nga Ministria e Infrastrukturës të përfundojë në bankën e të akuzuarit.

    Bëhet fjalë për pagesat e dy urave të vogla, të cilat kanë qenë të parapara me projekte, ose siç quhet sipas projektit “lëshesat pllakore”. Po ashtu, nuk është bërë as disniveli i rrugës, i paraparë sipas kontratës, ndërkohë që janë kryer pagesat.

    “Ndërtimi i rrugës Bardh i Madh -Lismir, Fushë Kosovë” ishte tenderuar në fund të vitit 2017. Kontrata është nënshkruar me grupin e kompanive N.N.T. “Milazim Shala” & Npsh “Bageri”. Çmimi i kontratës ka qenë 434.013,57 euro.

    Dyshime për korrupsion në ministrinë e Pal Lekajt: U paguan dy ura, por nuk u ndërtuan

    “Te projekti “Ndërtimi i rrugës Bardh i Madh -Lismir, Fushë Kosovë, L=3,521m” në vlerë 475,904€, me datë 03.03.2020, ne kemi bërë ekzaminimin fizik, me ç`rast kemi identifikuar se për pozicione të cilat ishin lëshuar në situacionin financiar për pagesë si të përfunduara nga operatori ekonomik dhe të verifikuara nga menaxheri i projektit, disa nga to nuk ishin kryer. Po ashtu, kishte ndryshim në disa pozicione të projektit apo mosrealizim të pozicioneve për të cilën nuk ishin marrë aprovime nga njësia kërkuese”, thuhet në raportin e Auditorit.

    Sipas Auditorit, pozicionet për punët e pranuara, por të pa përfunduara (sipas ekzaminimit) ishin si në vijim:

    Punët tokësore Pozicioni 1.3.8.1 Humusim i skarpateve të rrugës me trashësi t=15cm, përfshihen edhe kyqjet, ishte paguar vlera 5,519€, ndërsa nuk ishte punuar fare ky pozicion;

    Punët tokësore Pozicioni 1.3.1 Gërmimi i dheut, vlera 30,266€, ishte kryer pjesërisht dhe jo sipas projektit;

    Sinjalizimi Horizontal (Termoplastikë) Pozicioni 1.1 – 1.6, furnizimi dhe realizimi i vijës ndarëse të shiritave të qarkullimit, vlera e paguar 19,522€, ndërsa është bërë furnizim me ngjyrë të thjeshtë (nuk ishte ngjyrë termoplastikë);

    Sinjalizimi Vertikal Pozicioni 2.1-2.4, furnizimi dhe vendosja e shenjave të udhëkryqeve, shkallët e lajmërimit dhe dimensionim sipas standardeve, vlera e paguar 1,760€, sinjalizimet ishin fiksuar shumë dobët (shumica e tyre me dorë mund të lëvizeshin nga vendi, dhe dy prej tyre ishin rrëzuar).

    Ashtu, siq kishte raportuar lajmi.net, Auditori ka shkruar se, në dosjen e projektit është vërejtur se me vendimin nr. 10991 të datës 11.10.2019, Sekretari kishte emëruar komisionin për pranimin teknik dhe llogarinë përfundimtare të punëve të kryera në “Bardh i Madh, Lismir, Fushë Kosovë, L=3,521 m“. Po sipas auditorit, ky komision me datë 31.10.2019 kishte dërguar raportin tek menaxhmenti i ministrisë për pranimin teknik për punët e kryera sipas kontratës, dhe ka theksuar se punimet nuk janë kryer sipas projektit kryesor të hartuar, se me pëlqimin e menaxherit të kontratës janë bërë ndryshime pa aprovime paraprake të Autoritetit Kontraktues.

    “Në fund, nga komisioni është konkluduar se nuk pranohen punët e kryera, ka shkelje të kushteve të kontratës dhe mos zbatim të projektit, dhe jeta e përdorimit nuk mund të përcaktohet për këtë projekt. Gjatë ekzaminimit tonë të punëve, ishin prezent edhe këta anëtarë të komisionit. Këtë raport menaxheri i kontratës e kishte refuzuar, dhe kishte kërkuar nga sekretari të ndryshohet komisioni i pranimit teknik. Ndërkohë, menaxheri i kontratës kishte bërë disa ndryshime në situacionin përfundimtar për pagesë, duke ndryshuar disa pozicione të cilat i kishte aprovuar më parë tek pagesat11”, thuhet në raport.

    Ndonëse, ZKA nuk ka përmendur emrat e anëtarëve të komisionit, lajmi.net kishte raportuar se anëtar të komisionit kanë qenë, Ardian Begaj -anëtar dhe Skënder Uka – anëtar, Hysen Merovci – anëtar.

    Tutje Auditori ka bërë të ditur se, Sekretari me datë 06.12.2019 me vendim kishte ndryshuar anëtarët e komisionit, dhe kishte kërkuar që të bëhet një vlerësim i ri për pranimin teknik.

    “Komisioni i ndryshuar, me datën 23.12.2019 kishte hartuar raportin për pranim teknik të projektit. Konkluzioni i komisionit ishte se pranohen punimet e kryera sipas kontratës, pasi që vërehet se punët janë kryer sipas kualitetit të kërkuar. Mirëpo, duhet të theksohet se në këtë periudhë, menaxheri i kontratës kishte ndryshuar situacionin final në disa pozicione nga ai që kishte pasur në dispozicion komisioni i parë. Kjo kishte ndodhur për shkak se menaxheri i projektit kishte nënshkruar raportet që punët janë përfunduar sipas kushteve të kontratës, përderisa ato nuk ishin kryer. Po ashtu, edhe si rezultat i neglizhencës së menaxhmentit për të pranuar dhe analizuar raportin e pranuar nga komisioni i parë, dhe marrjen e veprimeve të duhura për këtë projekt”, thuhet në raport.

    Lajmi.net kishte raportuar se anëtarët e rinj të komisionit për pranimin teknik kanë qenë Nebi Luzha, Isa Berisha dhe një tjetër anëtar.

    Menaxher i kontratës ka qenë Sadri Jaha.

    “Mos realizimi i projektit sipas paramasave të kontratës së nënshkruar dhe nënshkrimi i raporteve të pranimit nga menaxheri kontratës, për punë të cilat nuk janë realizuar sipas kontratës, ndikon në rritjen e rrezikut të sigurisë së qarkullimit në komunikacion, si dhe dëmtimin e buxhetit të ministrisë. Në aspektin financiar tek pozicionet e lartë përmendura, nuk është e sigurt nëse është arrit vlera për paranë e shpenzuar”, thuhet në raportin e Auditorit.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, me ftesë të Kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e Duriqi në 25-vjetorin e vrasjes. Osmani u shpreh se masakrat ishin...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dy rregullore zgjedhore gjatë mbledhjes së sotme. Rregulloret e miratuara janë: Rregullorja Zgjedhore Nr.09/2024 Regjistrimi dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Sport28 Mars 2024
    Olti Hyseni, futbollisti 16-vjeçar që po mahnit të gjithë këtë edicion në Danimarkë, kategorikisht ka mohuar mundësinë që në të ardhmen mund...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.