×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori kërkon përmirësim të menjëhershëm të sistemeve të informacionit përmes të cilave administrohen detyrimet tatimore

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Menaxhimi i Obligimeve Tatimore në Sistemet e Informacionit të Administratës Tatimore të Kosovës”. Auditimi është kryer në Administratën Tatimore të Kosovës dhe kishte për qëllim vlerësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit të cilat mbështesin menaxhimin dhe administrimin e detyrimeve tatimore, për të siguruar që sistemet ofrojnë informacione të besueshme, të plota dhe të sakta.

    Administrimi dhe menaxhimi i detyrimeve tatimore bëhet nëpërmjet sistemeve të informacionit të ndërlidhura siç janë Sistemi Elektronik për Deklarim të Tatimit, Sistemi i Integruar Qeveritar për Administratën Tatimore dhe Sistemi për Menaxhimin e Rasteve të Mbledhjes. Sistemet e ndërlidhura tatimore kanë mundësuar ofrimin e shërbimeve online, ruajtjen dhe trajtimin e deklaratave tatimore dhe kanë zvogëluar shpenzimet operative për ATK-në duke mundësuar menaxhim më të lehtë të borxheve tatimore.

    Mirëpo, auditimi ka nxjerr përfundimin se pavarësisht avancimit të sistemeve dhe lehtësirave të ofruara, sistemet e teknologjisë së informacionit kanë mangësi që ndërlidhen me kontrollet e aplikacionit, konfigurimin e sistemit, kontrollet e qasjes logjike në sisteme, si dhe me sigurinë e informacionit dhe vazhdimësinë e sistemeve. Sistemet janë të ekspozuara ndaj rreziqeve të humbjes së integritetit dhe konfidencialitetit të të dhënave dhe disponueshmërisë së sistemeve.

    “Këto mangësi kanë ndikuar në paraqitjen e një pasqyre jo të saktë dhe jo të plotë të llogarive të deklaratave tatimore, në rreziqe të funksionimit të sistemeve të informacionit, humbje të integritetit dhe konfidencialitetit të të dhënave dhe rreziqe në sigurinë e informacionit dhe vazhdimësinë e punës së sistemeve”, ka thënë auditori.

    Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka theksuar që rezultatet e auditimit tregojnë nevojën për përmirësime të menjëhershme në menaxhimin e sistemeve të informacionit, nëpërmjet të cilave administrohen detyrimet tatimore. Osmani, tha se duke marrë parasysh rëndësinë e detyrimeve tatimore që kanë për buxhetin e shtetit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar Ministrinë e Financave që me prioritet të adresoj çështjet rreth sigurisë së informacionit dhe kapaciteteve të Administratës Tatimore të Kosovës.

    Me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve të menaxhimit dhe kontrollit të teknologjisë së informacionit brenda organizatës, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 18 rekomandime për Administratën Tatimore të Kosovës.

    Procesi dhe Metodologjia e zbatuar në këtë auditim, është mbështetur nga Projekti i Binjakëzimit i financuar nga BE-ja KS 17 IPA FI 01 19 “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”. Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegëz.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë shtensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka uruar rugëtim të mbarë policëve të rinj që diplomuan sot....
    Lajme18 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha institucionet e Kosovës për mbrojtjen e viktimave të dhunës në...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Kanë diplomuar kadetët e rinjt të Policisë së Kosovës. Vendit i janë shtuar edhe 445 policë të rinj, nga të cilët 345...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Fondit të OKB-së për...
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të policisë ka u ka uruar mirëseardhje...
    Front TV18 Prill 2024
    Në mungesë kuorumi ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, foli për ndalimin...
    Lajme18 Prill 2024
    Një operim tejet kompleks është kryer tek një pacient 61-vjeçar. Intervenimi është realizuar nga një ekip i mjekëve italianë dhe ata të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.