×
  • Ekonomi
  • Biznes

    ATK-ja inspekton bizneset në terren, mbyllë e konfiskon dhjetëfish më shumë se viteve paraprake

    FrontOnline
    05 Shtator 2021

    Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në këtë periudhë është duke inspektuar bizneset në terren pasiqë ka vërejtur rritje të qarkullimit të tyre, kjo si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve. Vetëm në kryeqytet janë mbyllur katër biznese dhe u është konfiskuara pasuria disa të tjerave, që përbën dhjetëfish më shumë raste së dy viteve paraprake.

    Drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se inspektimet në terren po bëhet me qëllimin të barabarësisë në treg dhe eliminimin e evazionit fiskal.

    Sipas Murtezajt ata vazhdimisht kanë bërë thirrje për bizneset që kanë vështirësi financiare që të paguajnë borxhin apo edhe të programojnë borxhin me këste.

    Por në rastet kur diçka e tillë nuk është marrë parasysh nga to, atëherë Mutezaj thotë se janë detyruar të ndërmarrin masa të sforcuara.

    “Sigurisht gjatë këtyre ditëve ne kemi pasur një aktivitet të ngjeshur në terren me anë të inspektimit të bizneseve duke parë edhe trendin që ka qenë trend rritës i rritjes së qarkullimit nga ana e bizneve si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve tanë gjatë muajve korrik dhe gusht dhe me këtë rast ne jemi munduar që të jemi gjithnjë afër bizneseve në kuptim të saktësimit të detyrimeve tatimore të gjithsecilit tatimpagues dhe njëkohësisht duke krijuar mekanizma të barabarësisë në treg, pra duke trajtuar të gjitha bizneset njëtrajtshëm dhe duke krijuar mekanizma që gjithsecili biznes të di se cilat janë detyrimet e tyre tatimore dhe njëkohësisht mos të ketë evazion fiskal në terren”.

    “Njëra ndër parimet e Administratës Tatimore të Kosovës është rritja e përmbushjes vullnetare në këtë rast ne në vazhdimësi ju bëjmë thirrje bizneseve që të përmbushin detyrimet e tyre në baza vullnetare dhe mos të imponojë situatën që zyrtarët tonë tatimor të marrin veprime të bazuara gjithnjë në ligj me masat të cilat ne i konsiderojmë si masa të sforcuara. Ligji parasheh që rastet kur bizneset e caktuara kanë vështirësi financiare dhe nuk arrijnë të i shkrijnë detyrimet e tyre në kohë që të krijohet një mundësi e programimit të borxhit përmes pagesës së borxhit me këste”.

    “Dhe ne në vazhdimësi ju kemi bërë apel e thirrje që bizneset e tilla që janë në këtë gjendje që të vijnë dhe te parashtrojnë kërkesa për programim të borxheve. Kemi krijuar mundësinë online që të parashtrojnë kërkesa dhe në këtë rast ka një numër të konsiderueshëm të bizneseve që e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë duke programuar borxhet, mirëpo për rastet kur zyrtarët tanë nuk kanë arritur që të bindin bizneset qoftë të paguajnë borxhin apo edhe të programojnë borxhin me këste atëherë janë të shtyrë që detyrimisht bazuar në ligj të marrin edhe masa tjera të sforcuara, në këtë rast edhe me ndërprerje të aktiviteteve biznesore apo edhe konfiskim të pasurisë”, është shprehur ai.

    Tutje Murtezaj ka njoftuar se vetëm në kryeqytet janë mbyllur katër biznese dhe u është konfiskuara pasuria disa të tjerave që sipas tij, përbën dhjetëfish më shumë raste së dy viteve paraprake.

    “Ditëve të kaluar ka ndodhë në kryeqytet ndërprerja e aktivitetit të bizneseve të caktuara duke i vendosur shiritat për mbyllje të atyre, gjithnjë me qëllim që të mblidhet borxhi i cili veç është konstatuar. Janë tri katër biznese në të cilat janë mbyllë në kryeqytet por ka edhe raste në qytete tjera kur është bërë konfiskimi i pasurisë. Rastet që kemi zhvilluar gjatë këtij viti në forma të tilla janë pothuajse dhjetëfish më të mëdha sesa viti 2020 dhe 2019, është rritë aktiviteti ynë në kuptim të kryerjes së detyrimeve ligjore që kemi si institucion por edhe në grumbullim të të hyrave për shtetin”, ka shtuar ai.

    Më tej, Mutezaj ka shpalosur edhe të hyrat që ka grumbulluar ATK-ja deri më tani, duke thënë se janë mbi 396 milionë euro.

    “Dihet që tashmë Administrata Tatimore e Kosovës, një ndër funksionet kyçe ka grumbullimin e të hyrave buxhetore për të mbuluar të dalat e shtetit. Në këtë rast nuk është e vetmja detyrë apo funksion ky për institucionin tonë. Ne paralelisht me grumbullimin e të hyrave mundohemi që të zbatojmë drejtë ligjin dhe njëtrajtshëm të gjithë tatimpaguesit, të luftojmë ekonominë informale dhe hendekun tatimor ta zvogëlojmë. Duke i bërë këto punë atëherë sigurisht me automatizëm do të rrjedh edhe e hyra tatimore”.

    “Deri tash mund të konstatojmë se kemi grumbulluar, mbi 396 milionë euro shumë kjo e cila nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar rezulton se kemi rreth 96 milionë euro të hyra më shumë të grumbulluara se vitin 2020 dhe kemi rreth 50 milionë euro të hyra më tepër se sa plani i fillimvitit”, ka përfunduar ai

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Ekonomi19 Prill 2024
    Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importit të fruta-perimeve gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë, se Shqipëria bleu rreth 70...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, ka zhvilluar...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.