×
  • Lajme
  • Lajme

    Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

    Kështu është shprehur ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot, në një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

    Diplomati francez tha se marrëveshja e shkurtit 2023, Bruksel-Ohër, ka shumë material brenda saj për Kosovën, lidhur me integritetin territorial, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare…

    “Kjo marrëveshje ka potencialin për të qenë pikë kthese në historikun e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe duhet të zbatohet. BE-ja konsideron se të dyja vendet janë zotuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe ne konsiderojmë se është detyruese, andaj kjo merret parasysh edhe në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën edhe me Serbinë”, u shpreh Guerot.

    Ambasadori francez tha se draft-statuti i propozuar nga BE-ja për Asociacionin duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse theksoi se është i vetëdijshëm për frikën që ka ngritur çështja e Asociacionit. “…por ne e kemi thënë shumë herë se duam që Kosova të jetë shtet plotësisht funksional. Kemi qenë instrumental më 1998, 1999 dhe 2000, donim që edhe Kosova të jetë funksionale”.

    Arsyeja pse BE-ja e ka propozuar draftin e statutit për Asociacionin, Guerot tha se është fakti se askush nuk po bënte propozime.

    “Konsideroj se dërgimi i këtij draft-statuti në Kushtetuese do të ishte hap shumë i rëndësishëm”.

    Asociacioni, tha ai, “do të jetë” kusht edhe për BE, e jo vetëm për KiE.

    Nga Kosova, tha ai, pritet themelimi i Asociacionit dhe se hapi i parë në këtë drejtim është dërgimi i draftit në gjykatë.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas raportimeve se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë pezullimin e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme, pasi një herë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Ferizaji....
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Sot në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person është gjetur pa ndjenja në një oborr shtëpie. Në vendin e ngjarjes mjekët kanë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në Istog. Siç...
    Sport23 Nëntor 2024
    Në kuadër të xhiros së 14-t të Albi Mall Superligës së Kosovës, sot u zhvilluan takimet Feronikeli’74 – Gjilani dhe Malisheva-Dukagjini. Gjilanasit...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi, njëkohësisht edhe kandidate për deputete nga kjo parti ka falënderuar të gjithë antarët...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Është vendosur gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor te Ura e Bistricës në Leposaviq. Kështu ka bërë të ditur ministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.