×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë ankesë në PZAP për procesin zgjedhorë të së dielës

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Këtë të diele, u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend.

    KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare për 21 komuna sa ishin në balotazh.

    Kandidatët që humbën nëpër komuna uruan të zgjedhurit e popullit, kundërkandidatët e tyre.

    Kjo siç duket u reflektua edhe në PZAP ku deri më tash për këtë panel nuk pati shumë punë.

    Kryesuesi i Komisionit për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Mul Desku në një përgjigje për Front Online ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë ankesë nga asnjë kandidat në 21 komuna për rezultatin e zgjedhjeve.

    Mund të ua konfirmoj se deri në këto momente kur po flasim nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga asnjë kandidat apo parti politike”, ka thënë Desku për Front Online.

    PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë, gjithsej nëntë. Prizrenin, Mitrovicën, Skenderajn, Ferizajn, Hanin e Elezit, Vushtrrinë, Kaçanikun, Drenasin, Dragashin, por që kjo e fundit nuk është vendimtare ngase nuk janë numëruar votat e disaporës dhe rezultati është shumë i ngushtë.

    E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna. Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogn, Vitinë, Junikun dhe Fushë Kosovën.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë komuna, Gjakovën, Deçanin, Suharekën, Klinën dhe Rahovecin.

    Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e cila qeverisë në nivel qendrorë arriti të i fitoj vetëm katër komuna, Kamenicën, Shtimen, Gjilanin dhe Podujevën.

    Ndërsa Nisma Socialdemokrate fitoi në Malishevë,  e Xhafer Gashi i pavarur arriti të siguroj edhe një mandat në krye të Obiliqit.

    Sipas KQZ-së pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar./Front Online/

     

     

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme20 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka intervistuar një person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin...
    Lajme20 Korrik 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë janë deri në dy orë, teksa kolona...
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil e ka suspenduar eksportin e mishit të shpezëve dhe produkteve të tij, pasi ka konfirmuar...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...
    Lajme20 Korrik 2024
    Në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbajtur të shtunën në Beograd, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz tha...
    Sport20 Korrik 2024
    Në ceremoninë e hapjes, Nora dhe vëllai i saj, Akil Gjakova, do të mbajnë flamurin e vendit të tyre, të dorëzuar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.