×
  • Lajme
  • Lajme

    ASK: Gjatë 2024-ës janë regjistruar 17.011 martesa dhe 1671 divorce

    FrontOnline
    14 Shkurt 2025

    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat ndaj partnerëve. Se sa prej tyre arritën që ketë dashuri ta finalizojnë me martesë apo në rastin tjetër, sa nga ta përfunduan martesat e tyre, do të ndjekim kronikën qe flet për rastet.

    Izet Zhuja ka mbi 50 vjet martesë. E me rastin e 14 Shkurtit që njihet si Dita e të Dashuruarve, ai bleu edhe lule për bashkëshorten e tij.

    “I kam blerë për shoqen time, për bashkudhëtarët tona, dashuria sa më shumë kalon aq më shumë rritet.. Shoh tani se ka divorce, i them të gjithve dashuroni me zemër e jo me interes sepse pas dashurisë vijnë fëmijët, nipat e mbesat dhe nuk ka kënaqësi më të madhe”, tha Zhuja.

    Si Zhuja janë edhe mbi 17 mijë çifte të tjera të cilët gjatë vitit 2024 në Kosovë, kurorëzuan dashurinë me martesë.

    Por, përderisa shumë çifte në Kosovë sot festuan Ditën të Dashuruarve, në të njëjtin vit 1 mijë e 671 çifte i dhanë fund martesës.

    “Bazuar në të dhënat administrative, numri i rasteve të shkurorëzimeve gjatë vitit 2024, është 1.671 raste. Numri më i madh i tyre është në tre mujorin e parë me gjithsej 455 raste”, theksoi për RTK-në, Valdete Navakazi, shefe e sektorit të Popullsisë në ASK.

    Kurse në vitin 2023 sipas ASK-së, janë regjistruar 2 212 shkurorëzime, numër ky më i madh krahasuar me vitin 2022. Ndër shkaqet që  çojnë në divorce sipas sociologëve janë gjendja ekonomike, xhelozia, tradhtia e faktorë të tjerë.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Lajme23 Mars 2025
    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Lajme23 Mars 2025
    Bernard Nikaj nga PDK ka qenë këtë fundjavë në Sarajevë, ku me ftesë nga Instituti i Demokratëve Evropianë ka marrë pjesë në...
    Lajme23 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të rrymës...
    Lajme23 Mars 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me një kërkesë që ta iniciojë në Gjykatën Kushtetuese “pezullimin e vendimit...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.