×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ashpërsohen kufizimet për udhëtim në BE të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Shtetet e Ballkanit Perendimor vazhdojnë të mbetet jashtë listës së vendeve për të cilat ishte rekomanduar të hiqen kufizimet për udhëtim të qytetarëve të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

    Madje dy shtetet e vetme që ishin në atë listë, Mali i zi dhe Serbia, tash janë hequr nga e njëjta.

    Këtë e kanë vendosur sot përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të BE-së në Bruksel.

    Kjo listë, së pari, ishte përpiluar para dy javësh, bashkë me udhëzimet dhe rekomandimet e masave që duhet të ndërmarrin vendet e BE-së gjatë heqjes graduale të kufizimeve në kufitë e jashtëm.

    Në atë kohë Mali i Zi dhe Serbia ishin vendosur në këtë listë sepse numri i të infektuarve në këto shtete, në atë kohë, ishte më i vogël sesa në vendet tjera dhe i përafërt me mesataren e vendeve të BE-së.

    Vendet tjera të rajonit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina, as atëherë nuk ishin përfshirë në listë, sepse numri i të infektuarve në to ishte më i lartë.

    Ndërkohë ka vazhduar me dinamikë edhe më të shpejtë të rritet numri i të infektuarve dhe të mbushen edhe kapacitetet e sistemeve shëndetësore të këtyre vendeve prandaj nuk ka pasur as mundësi minimale që ndonjë shtet tjetër i rajonit të përfshihet në listë.

    “Ne nuk kemi bieduar fare që ndonjë vend ta shtojmë në listë. Ka ndodhur e kundërta. Kemi diskutuar që të heqim nga lista edhe Malin e Zi dhe Serbinë sepse atje po ashtu ka rritje dramatike në numrit të të infektuarve. Kjo ka ngritur shqetësime në shumë vende të Bashkimit Evropian” i ka thënë Radios Evropa e Lirë një diplomat evropian.

    Fjala është vetëm për rekomandime nga ana e BE-së, ndërsa secili vend anëtarë ka mundësinë të vendosë nëse do të respektoj këto rekomandime apo jo.

    Edhe rekomandimi i para dy javësh nuk u përfill nga shumica e shteteve anëtare të BE-së, të cilat mbajtën kufizimet edhe për shtetet që ishin në listë.

    Disa shtete anëtare të BE-së kanë paralajmëruar edhe masa shtesë të kufizimit të udhëtimeve nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor. Madje edhe për shtetasit e vet që vizitojnë këto vende do të kërkojnë të vetizolohen kur të kthehen.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.