×
  • Lajme
  • Lajme

    Asfalti që u bë “copë copë” në Malishevë ishte shtruar vitin e kaluar

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

    Në fotografitë e dërguara nga komuna, shihet se si rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

    Madje, fotografitë kanë nisur të bëhen virale edhe në rrjetin social facebook, ku ka nisur tallja nga ana e qytetarëve.

    Realizimi i këtij projekti, që lidhë Komunën e Klinës me Komunën e Malishevës me rrugë të asfaltuar, është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, procedurat tenderuese janë udhëhequr nga Komuna e Malishevës.

    Komuna e Malishevës  kishte lidhur kontratë në tetor 2019 me grupin e kompanive  “REA” SH.P.K & “Euroasphalt” Sh.p.k.

    Vlera e kontratës ka qenë : 267.270 euro dhe projekti ka përfunduar në prill të vitit 2020.

    Ahmet Morina, drejtor u Urbanizmit në KK të Malishevës tha për lajmi.net se rruga ka përfunduar së ndërtuari në vitin e kaluar. Ai tha se nuk bëhet fjalë për cilësi të dobëta, por për reshje të mëdha të shiut.

    “Vërshimet edhe në Gjermani e Amerikë këpusin ura të mëdha. Nuk bëhet llaf për cilësi të dobët të punimeve.

    Pozita gjeografike është e keqe në atë pjesë dhe rruga nuk ka mundur ta përballojë atë vërshim.

    Ajo rrugë është në territorin e Klinës. Ne kemi paraticipu me një shumë të mjeteve dhe bashkë me ministrinë e kemi realizuar atë projekt. Në fakt është menaxhuar nga menaxheri i Ministrisë së Infrastrukturës në bashkëpunim me ne”, tha Morina.

    Drejtori Morina tha se do të formojnë një komision që në momentin kur të pushojnë të reshurat do të bëjnë vlerësimin e këtij dëmi dhe të gjitha pikave tjera të dëmtuara.

    Kur ishte shpallur tenderi për këtë projekte, në garë kanë qenë 13 kompani, por më kontratë ishte shpërblyer grupi i kompanive më çmimin më të lirë i përgjegjshëm. Gjatësia e komplet projektit ka qenë rreth 4 km.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.