×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblistja e VV’së në Prizren i kërkon llogari Haskukës për punësimin e grave

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Dafina Alishani, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit, ka ngritur çështjen e pronave publike të cilat menaxhohen nga gratë dhe kanë punësuar gra. Pas kësaj, ajo thotë se është kontaktuar nga bashkëshorti i njërës prej grave e cila është pronare e lokalit për të cilin u fol në një emision televiziv.

    Në debatin për komunat në emisionin “Jeta në komunë”, ku i ftuar ka qenë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i VV’së, në lidhje direkte ka shtuar pyetje edhe asamblistja e partisë së tij në këtë komunë, Dafina Alishani.

    “…aktakuzat janë për shkak të poentimeve por s’e di për çka akuzohen, por momentalisht ai lokal nuk shfrytëzohet prej asaj gruaje”, ka thënë Alishani.

    I pari i Prizrenit ka thënë se pronarja e lokalit është grua dhe se ka kërkuar që të formohen komisione për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit.

    “Pronarja është grua. Janë shumë lokale që janë dhënë, kriteret janë votuar prej asamblesë komunale. Unë kam kërkuar që të formohen komisione kur vjen koha e rivlerësimit të kompanive dhe do të vlerësohen të gjitha në bazë të kritereve që i kemi dhënë”, ka deklaruar Haskuka.

    Asamblistja e VV’së i tha Haskukës se të punësuarit në atë lokal janë meshkuj.

    “Të punësuarit janë meshkuj. Poentimi është bërë sipas planit te biznesit dhe si kriter ka qenë sa gra do t’i punësoni”, ka thënë Alishani

    E deklaratat e Alishanit rreth kësaj çështjeje kanë bërë që bashkëshorti i gruas që është pronare e lokalit ta kontaktojë atë personalisht.

    Për këtë, Alishani ka treguar përmes një statusi në Facebook.

    “Ma kadal o burra se s’ju kam frikën! Mbrëmë kërkova sqarim rreth shfrytëzimit të pronave komunale nga gratë. Si dhe a po respektohet plani i biznesit në të cilat janë marrë ato prona me pretendim se do të punësohen gratë. Këtë e kam pyetur edhe në asamble, jo vetëm në TV. Pra e drejta ime legjitime të di se çka po ndodh me pronat komunale. Sot më kontaktoi burri i “ndërmarrëses” dhe më tha, lokalin e ka gruaja ime dhe mos shpif dhe mos fol më për këtë temë”, ka shkruar Alishani.

    “Edhe atij ja thash por edhe këtu publikisht po i shkruaj disa pyetje e fjali me rëndësi: Unë nuk ceka për cilin lokal është fjala, a thu pse ti e paske marrë kaq afër zemrës pyetjen time, a mos e ke mizën ndër kapuq që e paske gjetë veten në atë pyetje? Për shpifje, unë jo, ti po shpif me plane të biznesit të rrejshëm që po thu që ki me punësu gra, e nuk ki punësu. Ke deklaru që ki me pas fushëveprim krejt ndryshe e je tu operu ndryshe. Pasi që gruaja jote qenka aq e zoja me kriju biznes e me u marrë me ndërmarrësi, pse nuk po me thirrë gruaja në telefon ose edhe takohem e tja spjegoj që po shfrytëzohet nga burri i vet për poentime. Nëse më thirre me i tregu muskujt nuk të frigohem edhe nuk ndalem së kërkuari llogari kur e di që ka padrejtësi. Ti ki fat që jeton në Kosovë e prokuroria ta zgjatë lëndën e nuk dënohesh e ki guxim me më thirre”, ka shkruar Alishani.

    “Derisa është interesi i qytetit dhe barazia e grave në shoqëri, mblidhuni të gjithë burrat e thirrëmni tanë ditën në telefon se nuk mundeni me më ndal në mendimin dhe aktivizmin tim. Qoftë si asambleiste qoftë si qytetare!”, ka shkruar ajo.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Prishtina dy net më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku si...
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Lajme27 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.