×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleisti i LDK-së në Prizren jep dorëheqje, tregon arsyet

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Asambleisti nga Prizreni, Petrit Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që i kishte në LDK.

    Sipas tij, ai ishte i anashkaluar dhe nuk po dëgjohej zëri dhe kërkesat e tij.

    Hoxhaj ka falendëruar të gjithë bashkëpuntorët që i ka pasur në LDK.

    Postimi  i plotë i tij:  

    AKTI I DORËHEQJES

    :Të nderuar miq ,perkrahës ,siq e dini unë edhe si familje që nga themelimi i LIDHJES DEMOKTRATIKE TE KOSOVES jemi angazhuar ,unë personalisht që nga Forumi Rinor.

    Në zgjedhjet e 2013 isha kandidat per asamble edhe pse vetëm 2 muaj që u inkuadrova si anëtar aktiv dhe nga 45 kandidat dola 21 i votuar me 205 vota .Pastaj në zgjedhje lokale te vitit 2017 dola i dyti ne listen e LDK-se me i votuari në 2 degët e LDk së Prizrenit me 537 vota duke fituar mandatin si asambleist. Isha shumë aktiv e anëtar i shumë formumeve, degë nëndegë e komisione ekspertësh. Por edhe me tërë këtë angazhime kontribute me vite, isha dhe mbeta i anashkaluar. Në disa qeveri ku LDK ishte pjesëmarrese asnjeherë nuk u degjua zëri dhe kërkesat e mia duke mos u marr në konsiderat per asnje gjë këkesat, verejtjet apo propozimet. Komunikimi me zyrtarë e funksionar të qeverisë ishte i pamundshme apo thene haste cdo kerkesë në vesh të shurdhër.

    Ldk pësoi renje të thellë, pa fajin e aktivisteve si puna ime, por nga injorimi, padituria por edhe lakmia e disa njerzve dhe grupeve te vogla perfituese. Ne punonim, komunikonim, sillnim vota e perfitonin servil e njerz pa kurrfarë autoriteti te qytetaret.Andaj sot i pafuqishëm dhe i pa shpresë për të ndryshuar gjendjen e keqe që ka kapluar LDK-në ,jap DORËHEQJE nga të gjitha funksionet qe kam ne Lidhjen Demokratike të Kosoves ,kryetar I nendeges Vlashnje, nga anëtari i kryesisë dega Zhur ,nga grupi I asamblesë se LDK-se ne KK Prizren.

    Deri te ky vendim jo i lehtë per mua kam ardhë edhe për shumë arsye të tjera , që bashkëpunetorët e mi në vite i dijnë.Falemderit te gjithëve që më keni përkrahur në LIDHJEN DEMOKRATIKE TE KOSOVES dhe keni vazhduar edhe të më perkrahni ne rrugetimin tim politik edhe si asambleist i juaj, jam munduar te jem I sinqert me ju dhe jam munduar të punoi shumë, si perfaqësues i juaj në asamble por edhe të jap kontributin tim në LDK aq sa kam mundur.Edhe pse po largohem nga LDK unë qëndroi pranë qytetareve dhe interesave te tyre.

    Do vazhdoi te jem zeri i tyre dhe do angazhohem për te miren e tonë të perbashkët për nje Prizren më të mirë dhe një Kosovë të zhvilluar.Petrit Hoxhaj

    https://www.facebook.com/Puttrit.Hoxhaj/posts/1880384855461678

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.