[wp-story]

Lajme

As zgjedhjet nuk i ndalin ftesat e Speciales

As zgjedhjet nuk i ndalin ftesat e Speciales
09:03 | 17 Shtator 2019

Ardhja e ftesave të reja nga Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, po vazhdon teksa vendi gjendet përballë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 6 tetor. Në vazhdën e hetimeve para Prokurorisë Speciale në Hagë ka dalë edhe zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota, i cili të hënën është intervistuar për disa orë.

Ndonëse vendi ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, ftesa të reja nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdojnë të vijnë për ish-eprorë e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK). Listës së personave të intervistuar nga ky organ i drejtësisë i është shtuar edhe emri i zëvendëskomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, i cili është intervistuar të hënën për rreth tri orë./Zeri./

Ndërkaq sot të njëjtën gjë sikurse Bashota intervistimin para Prokurorisë Speciale pritet ta bëjë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së Naim Maloku. Pavarësisht deklarimit të përfaqësuesve të OVL-së së UÇK-së se Specialja ka ulur numrin e ftesave të reja, avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë thonë se zgjedhjet nuk e pengojnë aspak intensitetin e Speciales. Përkundrazi, siç shprehen ata, këto dy çështje nuk ndërlidhen aspak me njëra-tjetrën. /Front Online/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera