×
  • Lajme
  • Lajme

    Artan Zymberi që vdiq në burgun e Serbisë: Ka lënë pas vetes dy fëmijë

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Artan Zymberi, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, i cili ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor, kishte qene i martuar dhe ka lënë pas vetes dy fëmijë.

    28 vjeçari po vuante një dënim prej mbi 3 vitesh burg për trafik droge.

    Gazeta Insajderi përmes bashkëpunimit me kolegë gazetarë në Serbi ka arritur që të marrë përgjigje nga burgu “Sremska Mitrovica” për vdekjen e kosovarit Artan Zymberajt.

    Shteti serb ia ka dorëzuar familjes së Artan Zymberit raportin e obduksionit. Aty ceken arsyet e vdekjes së Artanit, sipas shtetit serb. “Helmim i gjakut si pasojë e ithatit në lukth”, kjo është arsyeja zyrtare që ceket në raportin e obduksionit, ka thënë një familjar i të ndjerit Artan Zymberaj, i cili nuk ka pranuar që të citohet me emër.

    Familjarët e Artanit besojnë se kjo nuk është e vërtetë. Janë të bindur që shteti serb e vrau familjarin e tyre.

    Për këtë arsye kanë kërkuar një obduksion të dytë për të zbuluar arsyet reale të vdekjes së familjarit.

    Por, cili është versioni i burgut ku ai po mbahej, “Sremska Mitrovica”?

    Insajderi përmes kolegëve gazetarë në Serbi ka arritur që të marrë një përgjigje nga ky institucion korrektues.

    Ata në një raport të gjatë që kanë dërguar për këtë rast, kanë dhënë edhe detaje se pse ai po mbahej në burg.

    I dënuari Zumberi Artan ishte duke vuajtur dënimin me burg në “Sremska Mitrovica” për veprën penale 246 paragrafi 1 (prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve). Ai u dënua me vjet e tetë muaj sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në “Sremska Mitrovicë”, me numër SPK. 22/21. E njëjta gjykatë e ka mbajtur në paraburgim në “Sremska Mitrovica” nga 29 prilli 2021. Personi ka filluar të vuajë dënimin me burg në këtë institucion në datën 03.02.2022”, thuhet në përgjigjen e të njëjtit burg.


    Pamje nga burgu

    Gjatë kësaj jave një familjar i Zymberit i ka thënë Insajderit se “Obduksioni në Serbi ka konstatuar se i ishte helmuar gjaku për shkak te ithatit në lukth. Nuk i besojmë konstatimeve të  tyne. Për këtë arsye obduksioni do të bëhet sërish. Do të bëhet në Norvegji”.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.