Gazetari Artan Hoxha ka vijuar të sfidojë policinë teksa publikon video nga parcelat me hashash nëpër Shqipëri.
Së fundmi, gazetari ka zbuluar dy parcela me kanabis, njëra në ambient të hapur, ndërsa tjetra në një serë. Krah pamjeve, Hoxha shkruan se ky është brandi i njohur “Made in Albania”.
“Natyre e qete …vjeshte 2020… Bujqesi dhe blektori, te nderthurura bashke, krijojne brand-in me te njohur “Made in Albania” në Bashkimin Europian. Dhe nuk kane nevoje fare, as per subvencione nga shteti, as per page lufte nga Ben Ahmetaj, madje nuk kerkojne as asistence sociale…”– shkruan Hoxha krah videove.