×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Arsyet që ngadalësojnë metabolizmin lidhen me stilin tuaj të jetesës, ja çfarë duhet të keni kujdes

    FrontOnline
    24 Qershor 2022

    Mungesa e gjumit: Një gjumë i mirë ndihmon metabolizmin që të qëndrojë i ekuilibruar. Kur ju nuk e bëni gjumin cilësor e të rehatshëm është më e vështirë për trupin ta përdorë siç duhet energjinë. Gjumi jo cilësor gjithashtu rrit gjasat e shfaqjes së diabetit dhe obezitetit. Koha e nevojshme e gjumit për të rriturit është 7-9 orë.

    Hormonet: Një ndryshim në hormone mund të frenojë përdorimin e energjisë së trupit. Rrjedhimisht kjo ju bën të ndiheni të lodhur. Disa gjendje shëndetësore, si tiroidja joaktive ose tepër aktive dhe diabeti, janë sëmundje hormonale që ndikojnë në metabolizmin tuaj. Stresi gjithashtu çliron hormone që mund të shkaktojnë ngadalësim.

    Mungesa e kalciumit: Ju keni nevojë për kalciumin më shumë seç kanë nevojë kockat tuaja. Është një lëndë ushqyese kryesore për një metabolizëm të shpejtë, ndër gjërat e tjera pozitive që bën për trupin. Shumë persona nuk kanë sasin e nevojshme të kalciumit. Kalciumin mund ta merrni nëpërmjet qumështit dhe nënprodukteve të tij. Gjithashtu mund ta gjeni në ushqime shumë të pasura si: drithërat, lëngu i portokallit, qumështi i sojës ose bajames, salmon, lakra jeshile etj.

    Përdorimi i ilaçeve: Disa ilaçe mund të ngadalësojnë metabolizmin. Këtu përfshihen antidepresantët dhe antipsikotik të caktuar që përdorën për të trajtuar skizofreninë.

    Ndryshimi i vakteve ushqimore: Nuk ka rëndësi se sa ha, por çfarë ha. Shmangia e vakteve shkakton dëm të jashtëzakonshëm në metabolizmin tuaj duke rritur mundësitë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

    Një dietë me yndyrë të lartë: Konsumimi i ushqimeve me yndyrë nuk është aspak e shëndetshme. Ndryshon mënyrën sesi trupi tret ushqimet dhe përthith lëndët ushqyese. Edhe aftësia e trupit për të përdorur insulinë ndikohet nga këto ushqime, ndryshe quhet rezistenca e insulinës dhe lidhet me diabetin dhe obezitetin. Prandaj duhet të konsumoni më shumë fruta dhe të pini më shumë ujë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një punëtor i moshës 25 vjeçare, të dielën ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, pasi është goditur nga një...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, porositi që draft- satuti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese. “Është drafti...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të ngritur nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka deklaruar se të qenit shqiptar dhe të jetuarit si një shqiptar në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sipas Ramush Haradinaj, në rast se në pushtet vije Qeveria Kurti 3, Kosovës i rrezikohet ekzistenca e saj. Ai tha se me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.