[wp-story]

Jetë

Arsyet përse mandarinat janë shumë të shëndetshme

Arsyet përse mandarinat janë shumë të shëndetshme
12:24 | 15 Janar 2020

Mandarinat janë frut i sezonit të dimërit që pëlqehen nga të gjithë, mandje janë një ndër frutat e preferuar të shumë njerëzve.

Përshkak të përmbajtjes së vitaminës A dhe pasi kanë shumë lëngë preferohen edhe nga doktorët në rast të gripit që të konsumoni sa më shumë.

Mandarinat përmbajnë edhe sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantë të shumtë që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Ne ju sjellim disa nga vetitë shëndetësore të mandarinave:

E forcojnë sistemin e imunitetit
Sistemi i imunitetit është përgjegjës për funksionet e rëndësishme në trup të cilat e mbrojnë shëndetin tonë.

Megjithatë, vet sistemi jonë i imunitetit nuk është imun ndaj sulmeve dhe duhet të forcohet duke u ushqyer mirë për t’i rritur funksionet mbrojtëse.

Mandarinat e ndihmojnë sistemin e imunitetit t’i detektojë e pastaj shkatërrojë organizmat e dëmshëm patogjenikë. Kjo pastaj na mbron nga gripi e sëmundjet tjera.

E mbrojnë zemrën
Mandarinat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës nga rrezatimet e lira dhe inflamacioni. Rrezatimet e lira krijohen vazhdimisht në trup nën rrethana normale, por mund të jenë të dëmshme nëse ka shumë prej tyre.

Vitamina C që gjendet në mandarina është burim i shkëlqyeshëm i antoksidantëve që i eliminojnë rrezatimet e lira nga gjaku dhe e përmirësojnë qarkullimin.

E rregullojnë shtypjen e gjakut
Për shkak të përmbajtjes së kaliumit, mandarinat ndihmojnë edhe në mirëmbajtjen e presionit të gjakut.

Kaliumi i zgjeron enët e gjakut dhe ndikon që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera