[wp-story]

Kronika

Arsyeja që u bastisen lokalet te Llesna

Arsyeja që u bastisen lokalet te Llesna
22:54 | 10 Janar 2020

Pak më parë u raportua për një aksion të Policisë së Kosovës në Prishtinë, tek ‘Lokalet e Lesnes’.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policorë, detajet do të bëhen të ditura pas operacionit.”, u shprehë ai.

Mësohet se ky aksion po e kryhet për shkak të gjetjes së lëndëve narkotike.

Zona ku po kryhet operacioni, njihet si vend ku bëhet shitja e lëndëve narkotike.

Nuk është hera e parë që Policia e Kosovës bën aksion në këtë vend. Edhe gjatë vitit të kaluar, kishin ndërmarr një aksion të tillë./Front Online/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera