×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali e fiton “dramën” ndaj Man Unitedit

    FrontOnline
    22 Janar 2023

    Skuadra e Arsenalit ka fituar 3-2 ndaj Manchester United në derbin që u luajt në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin Djajtë e Kuq, që realizuan nëpërmjet Marcus Rashford në minutën e 17-të, me Bruno Fernandes që ishte asistuesi.

    Por, lideri i Ligës Premier nuk u demotivua, dhe i barazoi shifrat në 1-1, kur Granit Xhaka dhuroi asistim milimetrik për Eddie Nketihan.

    Në 45 minutat e dytë, spektakli nuk mungoi dhe dy skuadrat shënuan shënuan sërish gola.

    Arsenali ia doli të përmbyste shifrat, për të kaluar në epërsi (2-1), kur Bukayo Saka (53’) shënoi një gol mahnitës.

    Mirëpo, gjashtë minuta nga goli i dytë i Topçinjve, United i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Lisandro Martinez.

    Arsenali nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli ta rikthente epërsinë me anë të Nketias që realizoi në minutën e 90-të, me asistimin e Martin Odegaard.

    Pas javës së 21-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 50 pikë,, ndërsa United është në të katërtin me 39 sosh.

    Në xhiron e 22-të, The Gunners takohen me Evertonin, ndërsa Djajtë e Kuq do kenë punë me Crystal Palacen.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Sport18 Prill 2024
    Trajneri kroat Viktor Kovac është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave. Federata e basketbollit të Kosovës...
    Sport18 Prill 2024
    Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahce, sipas mediumit turk “Ajansport”. Drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund...
    Sport18 Prill 2024
    Edon Zhegrova ka vendosur ta ndërrojë agjentin, duke nën shkruar me Hasan Cetinkayan dhe agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT”. Zhegrova po kalon formë...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.