Arsenal dhe Aston Villa kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Champions League, ndërsa derbi madrilen mes Atletico dhe Real Madrid ka shkuar në vazhdime.
Pavarësisht barazimit 2-2 me PSV Eindhoven, Arsenal, ka kaluar tutje falë fitores së thellë 7-1 në ndeshjen e parë.
Zinchenko e ka shënuar golin e parë që në minutën e gjashtë për anglezët, por Perisic e ka barazuar rezultatin në minutën e tetëmbëdhjetë.
Rice e ka rikthyer epërsinë për Arsenal në minutën e tridhjetë e shtatë, por Driouech ka shënuar për PSV në minutën e shtatëdhjetë, duke vulosur barazimin.
Në sfidën tjetër, Aston Villa e ka dominuar dhe e ka mposhtur Club Brugge me rezultat 3-0 në “Villa Park”.
Asensio (50’, 61’) dhe Maatsen (57’) kanë qenë autorët e golave për ekipin anglez.
Ndërkohë, në “Metropolitano”, derbi madrilen mes Atletico Madrid dhe Real Madrid është mbyllur 1-0 në kohën e rregullt, duke bërë që me rezultatin e përgjithshëm 2-2 (pas fitores 2-1 të Real në ndeshjen e parë) ndeshja të shkojë në vazhdime.
Gallagher ka shënuar për Atletico pas vetëm tridhjetë sekondash, ndërsa Real Madrid kishte mundësinë e artë për të barazuar në minutën e shtatëdhjetë, por Vinicius Junior e ka humbur një penallti.
Më herët gjatë mbrëmjes, Borussia Dortmund e ka eliminuar Lille duke fituar 2-1 pas barazimit të ndeshjes së parë 1-1, ku skuadra gjermane ka kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 3-2.