×
  • Sport
  • Sport

    Arritje historike, Shqipëria do ta organizojë Kampionatin Evropian 2025 për U-17

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar për moshat.

    UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17.

    Federata Shqiptare ishte një nga federatat që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turneut, duke përgatitur një aplikim voluminoz që u përgatit nga administrata e FSHF-së dhe që më pas u paraqit në UEFA.

    Së fundmi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare, me finalet e turneut kontinental që do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

    Investimet në infrastrukturë me stadiumet e reja, që plotësojnë kriteret e duhura për turne ndërkombëtarë, apo edhe eksperienca e pasur e administratës së FSHF-së në mikpritjen dhe organizimin e turneve ndërkombëtarë ka bindur sërish UEFA-n të sjellë në vendin tonë një ngjarje madhore.

    Në vendin tonë, majin e vitit 2022, u organizua finalja e parë e Conference League, AS Roma – Feynoord, një ngjarje historike për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar.

    Tani është momenti për një tjetër event të rëndësishëm, që do të sjellë Kombëtaret më të forta të Kontinentit për të luftuar për trofeun e titullit kampion Europe.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Sport05 Dhjetor 2023
    Milan janë duke punuar për rikthimin e mbrojtësit Matteo Gabbia nga huazimi në afatin kalimtar të janarit. Gabbia ishte transferuar tek Villarreali...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Barcelona nuk ka shumë hapësira për të manovruar në afatin kalimtar të janarit dhe ky ka qenë problemi që prej emërimit të...
    Sport05 Dhjetor 2023
    Në më pak se një muaj, Kylian Mbappe do të jetë në gjendje të negociojë lirshëm me klubet që duan ta transferojnë...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Gëzim Kastrati prej vitesh po mbart një dhimbje të madhe për vajzën e tij, Diana Kastrati, e vrarë në 2011 nga ish-bashkëshorti i...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Debatet nuk kanë të ndalur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kësaj rradhe kanë debatuar Ylli me Adrin. Adri i ka...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Avokati dhe njëherësh ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se numri i vrasjeve në vendin tonë është relativisht i madh. “Suksesi...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Azemi dhe Ylli kanë debatuar. Azemi i ka thënë Ylli se “mos më thuaj mua asgjë për femra kur vetë dridhesh”. Ndërkaq...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Debatet mes Blerandos dhe Adrit nuk kanë të ndalur. Në një moment Adri i ka thënë Blerandos “mos ndërhy kur flas unë”....
    Vip05 Dhjetor 2023
    Blerando dhe Azemi kanë debatuar me njëri-tjetrin. Azemi e ka nisur debatin i pari. Në një moment Azemi i ka thënë se...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.