[wp-story]

Lajme

Arrestohet personi që rrahu brutalisht një ashkalike, qytetari ua tregoi video-inçizimin

Arrestohet personi që rrahu brutalisht një ashkalike, qytetari ua tregoi video-inçizimin
14:32 | 19 Gusht 2019

Sot në mëngjes Policia e Kosovës, është informuar në lidhje me një video incizim i cili u është prezantuar nga një qytetar. Në këtë video incizim vërehej një qytetar duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit Ashkali Kosovar.

Policia e Kosovës pas shikimit të video incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit.

 

 

Rasti  ka ndodhur me datën 14.08.2019 në ora 14:00, në Gurrakoc-Istog.“Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23.

Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin: L.D  lindur me 1990 m/k/sh.

Pas intervistimit nga ana e hetueseve Policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 ore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje shkruhet se viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile.

Derisa zyrtarët policor janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për t’i përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë./FrontOnline/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera