Në fshatin Milloshev, të komunës së Obiliqit është arrestuar një mashkull.
Arsyeja e arrestimit është se të njëjtit iu ishin gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe 7 fishekë te kalibrit 7.62 mm, një shufër metalike, si dhe dy thika, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Fsh. Milloshevë, Obiliq 19.02.2021 – 05:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe 7 fishekë te kalibrit 7.62 mm, një shufër metalike, si dhe dy thika. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”/Front Online/