[wp-story]

Kronika

Arrestohet një person në Prishtinë, i strehoi dhe i detyroi të punojnë 7 fëmijë

Arrestohet një person në Prishtinë, i strehoi dhe i detyroi të punojnë 7 fëmijë
11:55 | 22 Korrik 2020

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi rekrutoi, strehoi dhe i shfrytëzoi për punë të detyruar 7 viktima të mitur.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë dje nën dyshimin se ka kryer Veprën Penale “Trafikim me njerëz”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se të miturit ishin kosovarë të gjinisë mashkullore.

Gjatë realizimit të këtij plani për arrestimin e të dyshuarit si prova janë konfiskuar përkohësisht një telefon mobil dhe dy fletore të evidencave .

Viktimat e mitura janë trajtuar sipas Proceduarve Standarde të Veprimit për Viktima të trafikimit, ndërsa me vendim te Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera