×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton se ka pranuar informata nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

    “Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar  me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Sipas këtij njoftimi, i dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.

    Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk kanë bilanc të saktë mbi numrin e terroristëve të vrarë. “Bilanc...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot në Beograd se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjska është një “ngjarje...
    Lajme26 Shtator 2023
    Dëshmitari i 27-të në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës e...
    Të tjera
    Kronika26 Shtator 2023
    Një person në fshatin Korishë të Prizrenit ka raportuar në polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objekt,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin zviceran në Kosovë, Thomas Kolly. “Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ngjarjet e fundit në Kosovë, ku mbetën të vrarë disa persona, shkaktuan ankth dhe shumë pyetje që mbeten ende pa përgjigje. Njëra...
    Lajme26 Shtator 2023
    Motra e njërit prej të arrestuarve nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit sot ka qëndruar para pallatit të...
    Ekonomi26 Shtator 2023
    Dërgesat e parave nga mërgata kosovare kryesisht nga Gjermania vazhdojnë të mbeteten ndihma kryesore për shumë familje. Vetëm deri në fund të...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në Abri të Epërme, në nderim...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.