Një burrë u arrestua pasditen e së shtunës në Prishtinë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dy revole, 19 fishekë dhe mbi një kilogram e gjysmë substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë.
Po ashtu gjatë kësaj bastisje, zyrtarët policorë gjetën dhe konfiskuan edhe dy peshore digjitale, 50 copë fishekë me gas dhe 1 mijë e 695 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në lidhje me rastin është në kërkim policor edhe një i dyshuar mashkull kosovar.
Rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje”.