×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 21 vjeçar në Mitrovicë

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Një person është arrestuar në Mitrovicë me dyshimin për vjedhje të rëndë në tentativë.

    Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

    I arrestuari është 21 vjeçari F.H. të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune të cilat dyshohet të jenë përdorur nga F.H gjatë kryerjes së veprës penale.

    “Njësia patrulluese, gjatë natës së datës 04 mars 2021, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në flagrancë ka hasur në personin e dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë. Cak i kësaj vjedhje ishte një lokal.

    Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune, që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet në komunikatën për media.

    Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë në tentativë”.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.