×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet kryetari i Budvës dhe disa zyrtarë komunal

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetari i shkarkuar i Budvës, Marko Careviq, djali dhe vëllai i tij, kryetari i shkarkuar i Asamblesë Komunale, Krsto Radoviq dhe pesë bashkëpunëtorë të tjerë u arrestuan sot në mëngjes, sepse nuk lejuan policinë të sillte inspektorët në objektin e komunës.

    Po ashtu, është arrestuar menaxheri i Komunës së Budvës, Milo Boçoviq, sekretari për investime, Mladen Mikijelj, kreu i kabinetit të Careviqit, Nikolla Jovanoviq dhe këshilltari i tij, Djordje Vujoviq.

    Siç raportojnë mediet malazeze, përcjell Telegrafi, policia gjatë arrestimit të tyre kishte përdorur gaz lotsjellës dhe se ishin thyer dritaret e komunës.

    Shumë zyrtarët komunalë dhe qytetarët u mblodhën në ambientet e Komunës së Budvës, pasi një numër i policëve kishte ardhur aty.

    Policia u përpoq të fusë në objektin e komunës inspektorin e Inspektimit Administrativ, por që hasën në rezistencë.

    Dje (16 qershor), inspektorati i Ministrisë së Administratës Publike nxori një vendim që kërkonte t’i jepet qasja në dokumentet e komunës.

    Më 11 qershor, shumica e re në Asamblenë Komunale të Budvës arriti ta shkarkoj nga pozita Marko Careviqin dhe Krsto Radoviqin, gjë që pasuan një seri e incidenteve.

    Careviq dhe Radoviq nuk i pranojnë ato vendime duke pretenduar se janë të paligjshme, duke mos lejuar zyrtarët e sapozgjedhur të hyjnë në ndërtesën e komunës dhe të kenë në qasje në dokumente.

    Kriza politike në Budva erdhi pasi këshilltari Stevan Dzakoviq, i cili ishte në listën e Frontit Demokratik, vendosi të mbështesë opozitën, e cila në atë komunë përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Malazeze. Udhëheqja e shkarkuar pretendon se ky është korrupsion politik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ishte i pranishëm në pritjen e zhvilluar nga ambasada e Prishtinës në Tiranë, me rastin...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se është akoma person i dyshuar, sepse nuk e kanë marrë dot të...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof. Osmani...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për zgjedhjet, ka thënë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në Kosovë u shënua 14 shkurti, siç njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë, këtë ditë e bëjnë të veçantë...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Në qendrën kryesore spitalore të vendit, ndodhi një rast i pazakontë. Një mjeke u mbyll në dhomën e kujdestarisë nga burri i...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin Sagui Dekel Chen, banor i vendbanimit Niz Oz në jug...
    Vip14 Shkurt 2025
    Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre. Edhe Jozi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.