[wp-story]

Kronika

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e bustit të heroit ”Emin Duraku” në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e bustit të heroit ”Emin Duraku” në Gjakovë
15:24 | 11 Janar 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me iniciale I.SH., i dyshuar për vjedhjen e bustit ”Emin Duraku” në Gjakovë, vlera e të cilit konsiderohet të jetë rreth 10 mijë euro.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Gjakovës, të cilët kanë thënë se personi i dyshuar, fillimisht e kishte dëmtuar bustin, me qëllim që të njëjtit t’ia humb formën e më pas ta shesë në hekurishtë.

“Pas një pune intensive, hetuesit policor nga Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 10.01.2020 kanë arrestuar të dyshuarin: I.SH. mashkull/shqiptar/kosovar dl.1989 i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës penale. I dyshuari, fillimisht kishte dëmtuar bustin, me qëllim që të njëjtit t’ia humb formën e më pas ta shesë në ndonjërën nga hekurishtet e qytetit të Gjakovës”, ka thënë Policia.

Vjedhja e bustit dyshohet të jetë kryer gjatë ditëve të festave, kur edhe në shkolla nuk është zhvilluar mësimi.

“Më datë 03.01.2020 Policia e Kosovës, përkatësisht DRP Gjakovë ishte njoftuar për një rast vjedhje në Rr.Elton Zherka- Gjakovë, ku persona të panjohur kishin vjedhur bustin e heroit ”Emin Duraku” i vendosur në oborrin e shkollës me të njëjtin emër. Vjedhja dyshohet të jetë kryer gjatë ditëve të festave ndërsa vlera e dëmit konsiderohet të jetë rreth 10.000€”.

Busti i dëmtuar është konfiskuar në cilësi të provës materiale ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera