×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet i dyshuari për mashtrim dhe prezantim të rremë

    FrontOnline
    25 Janar 2022

    Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ka arrestuar një të dyshuar për veprat; Mashtrim, si dhe,-Prezantim i rremë.

    Sipas informacioneve të konfirmuara deri më tani, i dyshuari duke shfrytëzuar rrethana të ndjeshme të rasteve të caktuara në procese gjyqësore , ka provuar ti vë në lajthim viktimat dhe duke u prezantuar rrejshëm si person zyrtar, ka kërkuar nga ta favore monetare, në këmbim të ndihmës në procese të caktuara gjyqësore.

    Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që nga data 26.08.2021, ka kryer veprime hetimore dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit;· Besnik Beqiri, 38 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës.

    I dyshuari u arrestua nën dyshimin për veprat penale të sipër cekura, pas ndalimit që policia i bëri më datë 23.01.2022, me ç ‘rast përgjatë kontrollit të veturës së tij u gjetën dhe u sekuestruan kopje të ndryshme të dokumenteve personale që dyshohet të jenë të viktimave të mashtrimit.

    Ndërkohë që policia po vazhdon hetimin e rastit, janë identifikuar dhe intervistuar disa nga viktimat e mashtrimit dhe në të njëjtën kohë inkurajon të gjithë ata që mundë të jenë viktimë e mashtrimeve të tilla të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

    I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, për t’iu shqiptar më pas masa e sigurisë me paraburgim prej 30 ditësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Kronika28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka kontrolluar dje shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Tek i njëjti policia ka...
    Kronika28 Mars 2024
    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të...
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.