Kronika

Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur dhe tentim dhunimi në Gjakovë

Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur dhe tentim dhunimi në Gjakovë
16:26 | 25 Mars 2020

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të grabitjes së armatosur që ka ndodhur të hënën në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë

Policia ka njoftuar se rasti kishte ndodhur në një institucion mikrofinanciar dhe është raportuar nga punonjësa e cila në momentin kritik ishte në vendin e saj të punës.

“Viktima nga frika ia kishte dorëzuar të gjitha të hollat nga pazari ditor ndërsa më pas personi i dyshuar e kishte detyruar viktimën të kalojë në zyren tjetër duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, me ç’rast viktima kishte arritur ta shtyej dhe ishte larguar”, ka bërë të ditur policia.

Policia njofton se nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave si dhe arma e cila dyshohet se është përdorur ëer kryerjen e veprës penale.

I dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ëashtë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera