×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet i dyshuari për 11 vjedhje në Kosovë

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Zyra për informim e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se një punë e suksesshme operative e hetuesëve të Stacionit Policor të Kaçanikut, ka rezultuar me zbardhjen e një sërë rastesh të vjedhjeve të ndryshme në qytet dhe rrethinën e Kaçanikut gjatë muajit dhjetor 2020 dhe muajit janar 2021.

    Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, J.B. (m/Kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithësejt 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme .

    Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në disa lokacione ku i dyshuari kishte qëndruar kohëve të fundit , policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende tjera tjera si veshje të ndryshme,këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur.

    Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida ,mjete të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpitë dhe lokalet e ndryshme ku janë kryer vjedhjet.

    Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Kronika27 Mars 2024
    Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i...
    Kronika27 Mars 2024
    Në Kllokot është arrestuar një person meqë pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Policia bën të...
    Kronika27 Mars 2024
    Një grua është goditur nga treni dje në linjën hekurudhore Prishtinë –Fushë Kosovë. Sipas policisë gjendja e saj është e rëndë dhe...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. “Unë...
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerësoi se kryeministri Albin Kurti s’ka bërë asgjë gjatë qeverisjes së tij. “Ne i kemi dhënë kryeministrit...
    Lajme27 Mars 2024
    Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, ka reaguar pasi Kosova e kaloi sfidën e parë për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës....
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shkruar për vdekjen e vëllait të tij, Trimit. Në një postim prekës, Ferati drejtohet me fjalët...
    Lajme27 Mars 2024
    Lidhur me mundësinë e rrezikut të një sulmi të ri nga Serbia, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se shqetësimi nuk...
    Lajme27 Mars 2024
    Memli Krasniqi është sonte i ftuar në Presssing dhe tregoi arsyet pse u vendos që Hamza të jetë kandidat i PDK-së për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.