Kronika

Arrestohet gjilanasi, nuk respektoi masat e sigurisë për Covid-19

Arrestohet gjilanasi, nuk respektoi masat e sigurisë për Covid-19
10:06 | 22 Mars 2020

Dje në Zhegër të Gjilanit është arrestuar një person i gjinisë mashkullore për mosrespektim të masave të sigurisë për Covid-19 të lëshuara nga Qeveria e Kosovës.

“I njëjti ka vepruar në kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës i cili vendim është nxjerrë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të Pandemisë Covit-19”, njofton policia.

Policia shton se i dyshuari duke mos respektuar vendimin në fjalë ka lejuar që një numër i konsiderueshëm i klientëve të futën dhe të qëndrojnë brenda hapësirës së kafeterisë që gjendet në objektin e pompës, të cilëve klient i dyshuari u ka shërbyer pije në kundërshtim edhe me masat mbrojtësi higjienike.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari pasi është intervistuar nga hetues policor i njëjti është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera