×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet burri për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Zhvillime të bujshme vijnë nga Greqia në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Karolina disa javë më parë, e cila mbeti e vdekur gjatë grabitjes brenda banesës së saj nga persona të panjohur. Policia e Athinës doli në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, duke njoftuar se kanë prova të forta të besojnë se vrasësi i 20-vjeçares është pikërisht bashkëshorti i saj 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos, i cili është me profesion pilot.

    “Protothema”, duke iu referuar burimeve policore, raporton se ka informacione të mjaftueshme që dokumentojnë fajësinë e 32-vjeçarit. Ai është shoqëruar në polici dhe do të merret sërish në pyetje, por kësaj radhe duke i vënë përpara provat e reja që kanë siguruar hetuesit. Në konferencën për shtyp me gazetarët, zyrtarët e Policisë së Athinës sqaruan se arrestimin e 32-vjeçarit e shtynë me një ditë për shkak se dje ishte përkujtimorja e Karolinës dhe bashkëshorti i saj kishte kërkuar leje që të merrte pjesë në ceremoni. Sot ai është ndaluar dhe arrestuar.

    Zbardhja e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Greqi, por edhe në vende të tjera, për shkak se Karolina ishte me origjinë britanike, u bë përmes teknologjisë dhe telefonave të çiftit. Konkretisht, hetuesit grekë thanë se Karolina mbante në dorë një orë inteligjente natën e ngjarjes tragjike. Me ndihmën e kësaj ore u provua koha e saktë e vdekjes së Karolinës, pasi aparati kishte regjistruar pulsin e 20-vjeçares. Deklarimet që kishte dhënë në polici momentet e para burri i 20-vjeçares për kohën e vdekjes së bashkëshortes nuk përshtaten me kohën që tregon ora inteligjente për pulsin që i rrihte Karolinës. Autoritetet kanë në dorë edhe një provë tjetër të rëndësishme.

    Një kamera sigurie në shtëpinë e çiftit thuhet se ka regjistruar ekzaktësisht çfarë ndodhi atë natë, por karta e memories i është hequr në një kohë që nuk korrenspondon me mometin kur ndodh krimi. Gjithashtu, hetuesit thanë në konferencë se 32-vjeçari ka bërë deklarata kontradiktore që nuk përputhen me provat që ata kanë. 20-vjeçarja mbeti e vdekur gjatë grabitjes në banesën e saj. Ajo u gjet e pajetë pranë vajzës së saj 1-vjeçare. Karolina ishte mbytur nga grabitësit, sipas informacioneve të para të ngjarjes. Ndërsa piloti 32-vjeçar kishte dëshmuar se grabitësit nuk i lidhën atij sytë dhe gojën dhe kishte humbur ndjenjat. Pasi ishte zgjuar, kishte parë të vdekur gruan e tij, ndërsa pranë trupit të pajetë të 20-vjeçares qëndronte vajza e tyre 1 vjeç. Por me provat e reja që kanë siguruar hetuesit, ngjarja ka marrë tërësisht rrjedhë tjetër. Nga një bashkëshort fatkeq, 32-vjeçari tani akuzohet për vrasjen e gruas së tij.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Një nënë amerikane është ribashkuar me të bijën, pasi për 22 vite jetuan ndarazi. Katie Cleath, 37-vjeçe nga Tulsa aktualisht jeton në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se kanë votuar 35,89 për qind...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Policia në Ohër sot në orën 12:15 ka ndaluar personin A.I., 48 vjeç pasi ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 1271...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nis sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Sport24 Prill 2024
    Është një listë  me lojtarë që duket se shfaqet çdo verë në lidhje me Barcelonën, pasi ata sërish hyjnë në një verë...
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje në Ballkanin Perëndimor, në vlerë 6 miliardë euro, në seancën e parafundit...
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.