L.Gj është arrestuar sot në pikën kufitare me Serbinë në Bërnjak.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se arrestimi i 34-vjeçarit është bërë mbi urdhërarrestin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega Podujevë.
“Më datë 20.01.2023 rreth orës 00:30, në Pikë e Kalimit Kufitar-Bërnjak është ndaluar personi L. GJ., mashkull/kosovar shqiptar, i lindur në vitin 1989 në Pejë.I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë”, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, veprimet e Policisë do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Front Online