Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi shqiptar K. L., 24-vjeç, i cili do të ekstradohet në Itali.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për të është lëshuar urdhërarrest nga Gjykata e Venecias së Italisë, i njëjti dyshohet pjesëmarrje në një grup kriminal në fushën e narkotikëve.
“Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar K. L., 24 vjeç”.
“Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian. Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, u vunë në pranga në Itali, 10 shtetas”, thuhet në njoftim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për ekstradimin në Itali, të shtetasit të arrestuar.