Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale – Departamenti për Krime Lufte, ka ndërmarrë një aksion të gjerë operativ që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.
Pas një periudhe të gjatë hetimore, autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.
Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për të vazhduar me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet relevante, me qëllim të sigurimit të drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/