Tre persona janë arrestuar në Pejë në datat 27 dhe 28 nëntor për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ata u arrestuan për vjedhje, mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve, sulm, vepra penale këto tё kryera nё rajonin e Pejёs dhe nё qytetin e Gjakovёs.
“Pas njё pune intensive tё hetuesve dhe njёsiteve tjera tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshё arritur arrestimi i tyre, tё cilёt janё recidivist tё shumё veprave penale dhe dy nga tё dyshuarit kishin urdhër arrest aktiv. Pas intervistimit nga hetuesit, tё dyshuarit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, pёr tё vazhduar me procedura tjera ligjore”, ka thënë policia.