[wp-story]

Kronika

Arrestohen tre persona në Gjakovë për shkak të një zënke

Arrestohen tre persona në Gjakovë për shkak të një zënke
22:45 | 14 Janar 2020

Tre persona janë arrestuar sonte në Gjakovë, pasi të njëjtit kanë qenë pjesë e një mosmarrëveshje në rrugën “Ali Ibra”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku thuhet se ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale mes personave.

Rastin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes me ç‘rast tre persona janë shoqëruar për në stacion policor për intervistim. Të tre personat kanë deklaruar se kanë pasur një mosmarrëveshje verbale”, tha Podrimaj.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera