×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen pesë gra e një burrë për prost*itucion në Prishtinë

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Policia e Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës ka arrestuar gjashtë persona, dy gra nga Kosova, tri nga Shqipëria dhe një burrë nga Kosova.

    Në rastin e parë, policia tha se ka arrestuar dy gra nga Kosova pasi të njëjtat dyshohet se kanë marrë një objekt banesor me qira, me qëllim të shfrytëzimit të kryerjes së veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

    “Rasti i parë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryerje të veprës penale ‘Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’ kanë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qira, me qëllim të shfrytëzimit për kryerjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim të policisë.

    Ndërsa, në rastin e dytë, policia tha se pas janë arrestuar tri gra nga Shqipëria dhe një burrë nga Kosova pasi të njëjtit në dy lokale në rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.

    “Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”, kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur sot një fjalim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë të kryetares së...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ende nuk ka nisur seanca ndaj Erion Veliajt. Arsyeja është se kanë ikur dritat në gjykatë. Dhjetëra mbështetës të Erion Veliajt janë...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell por me vranësira të shpërndara. “Mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat parashihen të...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ku menjëherë pritet shtim i vranësirave, të...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump përsëriti deklaratën për planin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës dhe për zhvendosjen e...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi  janë kapluar nga zjarri. Lajmin për Front...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Italia dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me bllokun e Bashkimit Evropian para vitit 2030. “Ne jemi pro pranimit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.