[wp-story]

Kronika

Arrestohen katër të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale, u konfiskohen 12 mijë e 379 euro

Arrestohen katër të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale, u konfiskohen 12 mijë e 379 euro
16:20 | 06 Shtator 2019

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar(DKHO) në Policinë e Kosovës, ka njoftuar se pas realizimit të operacionit policor ku ishin konfiskuar 99 armë të vogla, e ka vazhduar zgjerimin e hetimeve edhe sot nga ora 06:00.

Tutje është thënë se janë kontrolluar tetë lokacione të ndryshme në katër rajone, si në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren përmes implementimit të planit operativ ‘PAKOJA’, raporton Front Online.

Hetuesit e DKHO-së, të mbështetur dhe përkrahur nga Njësitë Speciale Operative, kanë arrestuar katër të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘falsifikim i parave’”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se të arrestuarit janë I.M., viti i lindjes 1975, N.N. viti i lindjes 1975, N.G.  viti i lindjes 1976,  V.I.  viti i lindjes 1989.

Operacioni është mbështetur edhe nga:  ATK, AKPM dhe Dogana e Kosovës.

Si prova materiale janë sekuestruar: 12379.50 euro, dy pako produkte medicinave vlera rreth 10000 euro, pesë fishekë kalibër te ndryshëm, një llaptop, 8 shtëpiza kompjuteri, një DVR, tre telefona celular, dokumentacion të ndryshëm që mund të përdoren për procedura të mëtejme. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy bankënota njëra 50 Euro dhe tjetra 20 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë që me urdhëresë të Prokurorisë Speciale janë ngrirë të gjitha llogarit financiare të të dyshuarve dhe bizneseve të tyre.

Po ashtu me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit e parë, janë ndalur në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera