×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen katër të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Poklek të Drenasit katër persona të cilët dyshohen për kontrabandim të 24 shtetasve të huaj, raporton Front Online.

    Më, 17.09.2020 rreth orës 03:30 një patrullë policore e Stacionit Policor të Drenasit, ka ndaluar në fshatin Poklek të Drenasit një kamionetë me rimorkio (frigorifer) me drejtues një shtetas të Shqipërisë. Brenda rimorkios së kamionetës janë gjetur të fshehur 24 shtetas të huaj (nga Siria, Egjipti dhe Afganistani), të cilët kanë deklaruar që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale rrugëve malore dhe se të njëjtit kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

    Dyshohet se kjo veprimtari është organizuar në bashkëpunim mes dy shtetasve të Shqipërisë dhe dy shtetasve irakian. Dy shtetasit e Shqipërisë: F.S., lindur më 1966, mashkull shtetas i RSH-së dhe K.S., lindur më 1995, mashkull shtetas i RSH-së, dyshohet se kishin detyrë t’i dërgonin emigrantët deri në Mitrovicë. Kjo veprimtari është drejtuar nga dy shtetas, meshkuj irakian: A.A., lindur më 1982 dhe R.M., lindur më 1985.

    Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, ka arritur të lokalizojë vend-ndodhjen e të dyshuarve irakian dhe të njëjtit t’i arrestojë, po ashtu më parë83 ishin arrestuar edhe dy shtetasit e Shqipërisë.

    Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘kontrabanda me emigrantë’. /Front Online

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq, do vetëm t’i tregojë muskujt...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj intersanat për bisedat që ka pasur me Kryeminstrin e Kosovës, Albin...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Sport25 Prill 2024
    Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25. Skuadrat e elitës së...
    Vip25 Prill 2024
    Adelina Ismaili ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë në përvjetorin e tetë të vdekjes së saj, njofton Klankosova.tv. Ajo ka postuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.