×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen katër persona në veri të Mitrovicës të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën katër persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.

    M.P. (20), L.K. (22), A.S. (23) dhe B.D. (29) dyshohen për përfshirje në një rast përleshjeje që ndodhi të hënën në një kafene në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e përleshjes u lënduan dy persona.

    Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    “Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilët kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë ata. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshjeje që ka ndodhur më datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën ‘Xhon Kenedi’, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshjeje, të lënduar kanë mbetur viktimat 33-vjeçar dhe 27-vjeçare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Opinionistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se VV nuk ka seriozitet as një pjesëmarrjen në seancë. Ajo kritikoi partinë...
    Lajme27 Prill 2025
    Bekë Berisha, deputeti i zgjedhur i AAK-së, pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit, tha se vendi ka mbetur peng i...
    Lajme27 Prill 2025
    Posta e Kosovës, njofton se përmes Filatelisë, ka emetuar sot një edicion të pullës postare, kushtuar Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur....
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës së shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se...
    Lajme27 Prill 2025
    PDK bën homazhe në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë Me rastin e Ditës të Personave të...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, tha se për të zhbllokuar këtë situatë është...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se duhet të krijohet shumica parlamentare, dhe të krijohen institucionet. Ai shton se duhet të...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se situata që po ndodh në Kuvend është për shkak të tekeve të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme27 Prill 2025
    Ka dështuar sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Kjo ishte përpjekja e pestë e VV-së për zgjedhjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.