×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    Janë arrestuar dy persona, të cilët kanë qenë në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, nga ku është shtuar edhe se, këto arrestime janë bërë në dy lokacione të ndara.

    Po ashtu njoftohet se pas kompletimit të dokumentacioneve, të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

    Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në dy lokacione të ndara kanë arrestuar dy persona, të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj .

    Në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i rëndë trupor ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti.

    Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyllit ’’ me dënim burgimi prej dhjetë (10 ) ditëve.

    Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.