×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona për kano*sje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

    “Më 20.01.2025, rreth orës 23:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion për një incident në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku disa persona ishin përfshirë në një konflikt. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka identifikuar fillimisht personin F.Xh. (M/K), 51 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se posedonte një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia. Me vendim të prokurorit të shtetit, F.Xh. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet kanë vazhduar për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftim.

    Këta të fundit dyshohet se, duke përdorur shkopinj druri, kanë dëmtuar automjetin e tij duke thyer xhamat dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

    “Pas një pune intensive hetimore dhe mbledhjes së informacioneve në terren, më 22.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një tjetër të dyshuar, Sh.L. (M/K), 29 vjeç. Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë)”, njofton Policia.

    Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

    Policia e Rajonale e Ferizajt thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe kapjen e personave të dyshuar që kryejnë veprime të kundërligjshme, duke garantuar sigurinë dhe rendin publik.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në Suharekë me 33.06 për qind apo 8 mijë e 889 vota. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet e saj preliminare për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. Sipas DnV, e para që i...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje është duke vazhduar festën e saj edhe në qytetin e Vushtrrisë. Kjo festë po mbahet para selisë aty, dhe ka...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se nga rezultatet e Exit Poll-ve të publikuara në mediat kosovare del se asnjë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Mitrovicë Lëvizja Vetëvendosje ka 55.66% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prizren Lëvizja Vetëvendosje ka 32.96% të votave  ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Eman Rramani, bartes i listes se Koalicioni për Familje në një konferenë për media ka deklaruar se rezultatet nga EXIT-POLL nuk janë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka 42.74% të votave. Lidhja...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Glauk Konjufca i Vetëvendosjes nuk ka dashur të komentojë rezultatet e para të exit poll-eve. Ai i ka thënë shkurt për Tëvë1,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.